Kuriozitete
Sa paguhen mësuesit në BE dhe sa në Ballkan?
Megjithatë, mësuesit gjermanë nuk fitojnë sa ata në Luksemburg dhe Zvicër, shkruan bild.de, përcjell albinfo.ch.
Një studim i OECD me titull “Arsimimi në një shikim 2018” ka analizuar rrogat e mësuesve në të gjitha vendet europiane, ku Gjermania dhe Zvicra janë mjaft mirë në krahasim me vendet tjera.
Pika e parë: mësuesit gjermanë fitojnë më shumë sesa kolegët e tyre danezë, amerikanë dhe norvegjezë. Megjithatë, mësuesit gjermanë nuk fitojnë sa ata në Luksemburg dhe Zvicër, shkruan bild.de, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani një mësues i shkollës fillore fiton mesatarisht 54.400 euro ose dyfish më tepër sesa mesatarja e OECD prej 28.600 euro.
Gjithsesi në Gjermani dallimi mes shkollave fillore dhe atyre të mesme është më i lartë. Një mësues në shkollën e mesme në Gjermani fiton mesatarisht 66.000 euro.
Në Zvicër një mësues mesatarisht paguhet 62 mijë euro, kurse në Luksemburg kjo shifër është 79 mijë euro në vit.
Nëse analizojmë vende tjera: në Turqi paguhet 27 mijë euro, Israeli 20 mijë euro, në Greqi 19 mijë euro, ndërsa në fund të listës së eurozonës është Letonia me 9 mijë euro.
Vende më mirë të paguara janë SHBA (44 mijë euro), Australia (41 mijë euro), Kanada (39 mijë euro), Hollanda (39 mijë) dhe Austria (36 mijë).
Për krahasim, në Maqedoni një mësues merr mesatarisht (me eksperincë pune) 400 euro në muaj ose 3600 euro në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik