Bota
Sa orë kalojnë evropianët para TV-së
Më shumë se tre orë në Greqi shpenzohet përpara ekraneve, që s’ka lidhje me punën, e më pak në Evropë shpenzohet në Itali, me më pak se dy orë në ditë
Një sondazh i kryer në 15 vende të BE-së në mes të viteve 2008 dhe 2015 tregon se koha jashtë punës që të rriturit shpenzojnë për aktivitetet e lidhura me ekranin, siç janë shikimi i televizionit ose mediave të tjera, duke luajtur lojëra kompjuterike ose aktivitete të tjera në ekrane smartfonash, kryesohet nga grekët.
Më shumë se tre orë në Greqi shpenzohet përpara ekraneve, që s’ka lidhje me punën, e më pak në Evropë shpenzohet në Itali, me më pak se dy orë në ditë.
Anketa mbulon grupmoshat 20 deri në 74 vjeç, raporton Eurostat, shkruan ‘monitor’.
Në Greqi, 95.1% e popullsisë së anketuar thonë se ata janë angazhuar në aktivitete të lidhura me ekranin jashtë punës. Ata u pasuan nga Finlanda (92.9%), Polonia (91.6%) dhe Rumania (91.5%), përcjell albinfo.ch.
Të anketuarit nga Franca (84.2%), Italia (84.5%) dhe Austria (87.0%) raportuan pjesën më të ulët të kohës së shpenzuar në ekrane tv, kompjuteri apo telefoni, jo për punë.
Për sa i përket aktiviteteve para ekranit, kohëzgjatja mesatare e pjesëmarrjes shkon nga 3 orë 17 minuta në Belgjikë dhe 3 orë e 14 minuta në Greqi, që kryesojnë listën.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik