Lajme
Sa marrin pjesë të huajt në zgjedhjet në Zvicër
Shumë shtetas të huaj që kanë të drejtë të votojnë në Zvicër – nuk e kanë, veçanërisht në Gjenevë dhe Neuchâtel.
Në zgjedhjet e vitit 2020, për shembull, pjesëmarrja ishte 40% për votuesit zviceranë, por vetëm 23% për të huajt.
Pjesëmarrja ishte veçanërisht e ulët në komunitetet spanjolle dhe portugeze, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Një studim nga Universiteti i Neuchâtel synonte të zbulonte pse këto komunitete nuk po marrin pjesë në zgjedhje. Studimi zbuloi se shumë të huaj nuk ndihen të përfshirë në procesin politik në Zvicër. Të tjerë e shohin sistemin politik zviceran shumë të ndërlikuar, ose thjesht nuk janë mësuar të votojnë.
Për të rritur pjesëmarrjen e të huajve në zgjedhje, studimi rekomandon nxitjen e njohjes publike të komuniteteve të tyre dhe programeve që favorizojnë pjesëmarrjen e të huajve në jetën publike në përgjithësi.
Në Gjenevë, të huajt që banojnë në kanton për tetë vjet dhe që kanë një leje qëndrimi ose vendosjeje mund të votojnë në nivel komunal.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











