Lajme
Sa kushton testi për koronavirus në Kroaci
Kroacia ka bërë uljen e çmimit së testit PCR për koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh, theksoi se PCR testi do të kushtojë vetëm 600 Kuna, derisa deri tani ishte 1506 Kuna. Çmimi 600 Kuna në euro i bie rreth 79 euro dhe se kjo është një mundësi e mirë për çdo shtetas kroat edhe të huaj që dëshiron ta bëjë atë.
Ministri Berosh tha se të gjithë ata që duan të testohen privatisht do të paguajnë çmimin e njëjtë.
Ky vendim është një mundësi e mirë edhe për mërgimtarët shqiptarë që planifikojnë të vijnë për pushime në vendlindje. Ata tanimë kanë mundësinë që gjatë kthimit ta bëjnë testin në Kroaci dhe të nisen drejt vendeve të BE-së.
Një numër i madh i shteteve të BE-së, përfshirë edhe Zvicrën, ka aplikuar karantinë 10 – 14 ditëshe për të gjithë shtetasit e saj apo të huajt që vijnë nga vendet e treta (ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, etj.), në rast se nuk kanë testin PCR.
Megjithatë ata që posedojnë një test negativ, vetëm nga shtetet e BE-së siç është Kroacia, atëherë nuk do t’i nënshtrohen karantinës. Andaj mundësia e mërgimtarëve që dëshirojnë të vijnë në vendlindje është që ata gjatë kthimit mund të bëjnë testin PCR në Kroaci dhe të jenë rehat gjatë kthimit në vendin ku jetojnë dhe punojnë. /Ina
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca