Bota
Sa konsumohet alkooli në vendet e BE-së
Familjet në Bashkimin Evropian kanë përdorur 1.6% të totalit të shpenzimeve për konsum në pije alkoolike gjatë vitit 2016.
Nëse e zbërthejmë këtë në shifra, atëherë kjo shifër arrin në 130 miliardë dollarë, apo në 0.9% të Produktit të Brendshëm Bruto të BE-së, në mbi 250 euro për banor.
Këtu nuk përfshihen shpenzimet për pije alkoolike në restorante dhe hotele. Shpenzimet për alkool nga ekonomitë familjare në Evropë janë thuajse të barabarta me shpenzimet për produkte mjekësore dhe kalojnë shpenzimet për mbrojtje sociale apo edukim për vitin 2016, shkruan ‘Scan’, përcjell albinfo.ch.
Në vendet anëtare, shpenzimet më të mëdha në pije alkoolike në raport me totalin janë regjistruar në Estoni, me 5.6%, ndjekur nga Letonia dhe Lituania me 4.8% dhe 4.2% në mënyrë respektive.
Nga ana tjetër, përqindja më e ulët e shpenzimeve konsumatore në alkool është regjistruar në Spanjë, me 0.8%, ndjekur nga Italia dhe Austria, me 0.9% dhe 1.3% të totalit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind