Lajme
Sa kishte efekte anësore vaksina në Zvicër?
Rreth gjysma e raporteve janë dorëzuar nga profesionistë mjekësorë, ndërsa 4,909 ose 49,9% kanë ardhur drejtpërdrejt nga pacientët
Që nga fillimi i vaksinimeve kundër Covid-19 në fund të vitit të kaluar në Zvicër, 11.1 milionë injeksione u janë administruar 5.8 milionë njerëzve. Gjatë kësaj periudhe, 9,834 persona kanë raportuar reagime që përkojnë me vaksinimin, nga të cilët 3,396 janë konsideruar serioze, një raport prej rreth 1 raport serioz për 1,700 persona, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Swissmedic, agjencia zvicerane e miratimit dhe monitorimit të barnave, tha se raportet e reaksioneve të padëshiruara të marra dhe të analizuara deri më sot nuk ndryshojnë profilin pozitiv të rrezikut të përfitimit të vaksinave të COVID-19 të përdorura në Zvicër dhe konfirmojnë kryesisht profilin e njohur të efekteve anësore të tyre.
Mosha mesatare e të prekurve ishte 52.6 vjeç, me 13.6% të moshës 75 vjeç e lart. Në rastet e klasifikuara si të rënda, mosha mesatare ishte 55.4 vjeç dhe për raportet që përkonin me vdekjen ishte 79.8 vjeç.
Rreth gjysma e raporteve janë dorëzuar nga profesionistë mjekësorë, ndërsa 4,909 ose 49,9% kanë ardhur drejtpërdrejt nga pacientët. Shumica (64.5%) e raporteve kishin të bënin me femrat, përcjell tutje albinfo.ch.
Në 155 raste të rënda, personat në fjalë vdiqën pas marrjes së vaksinës. Megjithatë, pavarësisht nga një korrelacion kronologjik, nuk ka asnjë provë konkrete që sugjeron se vaksinimi ishte shkaku i vdekjes, tha Swissmedic. 155 përfaqëson 1 në 37,000 ose më pak se 0.003% e të vaksinuarve.
Në të kundërt, potencialisht 0.22% 1 e popullsisë globale ka vdekur nga virusi SARS-CoV-2, ndërsa shumë të tjerë janë prekur nga “Long Covid”-“Covid i gjatë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve