Bota

Sa janë kompensimet për fotografitë në kutitë e cigareve

Paralajmërimet shëndetësore në kutitë e cigareve në Bashkimin Evropian vijnë nga një bibliotekë e fotografive të Komisionit Evropian

Një i ve në Itali ka pohuar se ai ka parë gruan e tij të ndjerë në një paralajmërim shëndetësor për paketën e cigareve, sipas raporteve kombëtare të medias.

Avokati i tij tha në një intervistë me gazetën italiane, “La Repubblica”, se burri kërkonte 100 milionë euro kompensim.

Paralajmërimet shëndetësore në kutitë e cigareve në Bashkimin Evropian vijnë nga një bibliotekë e fotografive të Komisionit Evropian. Të gjitha fotografitë janë të aksesueshme publikisht dhe identike për të gjitha markat e cigareve, transmeton Scan.

Një direktivë e Komisionit Evropian të vitit 2014 thotë se çdo pako e njësisë dhe paketimi i jashtëm i produkteve të duhanit duhet të “mbajnë paralajmërime të kombinuara shëndetësore” duke përfshirë tekstin dhe një fotografi përkatëse, përcjell albinfo.ch.

Fotot kanë ardhur nga “kontraktorët e jashtëm”, ​​të cilët kishin një buxhet prej 600,000 € dhe fotografuan 8,000 njerëz në 10 vende të ndryshme të BE.

Pothuajse në gjithë Evropën ka raste të përdorimit të fotove pa leje kryesisht në Britani, Francë dhe Gjermani.

Ende nuk ka informacion nëse veprimet ligjore që pretendojnë se fotot janë marrë pa leje, kanë çuar në kompensim.

Ditë më parë një shqiptar njoftoi se e ka parë këmbën e tij në Luksemburg dhe ka paralajmëruar padi ndaj kompanisë përkatëse.