Lajme

Sa investuan shqiptarët e Kosovës në Shqipëri?

Përgjatë një dekade shifra vlerësohet në 334 milionë euro

Korrigjimi drejtshkrimor dhe i pikësimit i tekstit tuaj është si më poshtë:

Statistikat e fundit tregojnë se bizneset nga Kosova duket se kanë rritur interesin për të investuar në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2024, ato investuan mbi 95 milionë euro, kryesisht në fushën e tregtisë dhe ndërtimit.

Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy shteteve të ketë një interes të shtuar, i cili reflektohet tek shifrat e investimeve, por edhe të tregtisë së jashtme vit pas viti.

Krahasuar me vitin 2023, rezulton se fluksi i investimeve të drejtpërdrejta të Kosovës në Shqipëri është rritur me 1.8%, ose me rreth 22 milionë euro.

Nëse marrim në konsideratë periudhën 10-vjeçare, shohim se në total investitorët nga Kosova kanë investuar në Shqipëri rreth 334 milionë euro.

Pesha që kanë investimet e Kosovës në Shqipëri ndaj totalit vlerësohet në rreth 6% për vitin 2024, me një rritje nga 4.8% në vitin 2023.

Ndërkohë, nga ana tjetër, stoku i investimeve nga Kosova ka arritur në 421 milionë euro, në rritje vjetore me 37%.

Të dhënat nga “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës” tregojnë se edhe investimet e Shqipërisë në Kosovë vitet e fundit janë rritur ndjeshëm. Për vitin 2024 ato vlerësohen në 88.2 milionë euro, nga 64.5 që ishin në vitin 2023.

Tendenca ka qenë në rritje vitet e fundit. Nëse i referohemi një dekade, rezulton se Shqipëria në Kosovë ka investuar në total rreth 419 milionë euro.