Kosova
Sa fituan bankat në Kosovë më 2017?
Vetëm gjatë muajit dhjetor, bankat shënuan fitim neto në vlerë prej 3.3 milionë eurosh
Deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2017, bankat komerciale në Kosovë kanë fituar 85.3 milionë euro, apo mbi 9.8 milionë euro më shumë krahasuar me fitimet e vitit 2016.
Vetëm gjatë muajit dhjetor, bankat shënuan fitim neto në vlerë prej 3.3 milionë eurosh.
Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore të Kosovës (BQK), për vitin 2017 për sektorin bankar, përcjell albinfo.ch.
Viti 2017 në sistemin bankar u karakterizua edhe me rënie të ndjeshme të normave të interesit për kredi.
Sipas raportit “Raporti mujor i Sistemit Financiar, dhjetor 2017”, publikuara nga BQK-ja, shkruan “Telegrafi”, norma efektive e interesit për kredi në këtë muaj ka zbritur në 6.8 për qind, krahasuar me 7.2 për qind që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Vlera e kredive në fund të muajit dhjetor të vitit 2017 arriti në 2.48 miliardë euro. Nga to 897.6 milionë euro ishin nga kreditë për ekonomitë familjare dhe 1.58 miliard euro nga financimi i bizneseve me kredi”.
Kreditë e sektorit bankar vazhduan ecurinë pozitive të rritjes për të katërtin vit me radhë, duke shënuar një rritje vjetore prej 11.5 për qind në fund të dhjetorit të 2017-së. Rritje e theksuar e kreditimit gjatë kësaj periudhe kishin sektori i ndërtimtarisë, prodhimtarisë dhe i tregtisë.
“Të hyra kryesore bankat i kanë të hyrat nga interesi me vlerë prej 176.7 milionë euro. Shpenzimet e interesit arritën në 17.1 milionë euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme dhe ato administrative janë 104.2 milionë euro”, tregon BQK-ja.
Rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre deri në këtë periudhë arriti në 3.09 miliardë euro, krahasuar me 2.89 miliardë euro që ishin një vit më herët, pra kishte rritje vjetore prej 6.7 për qind.
“Norma efektive e interesit për depozita në muajin dhjetor të vitit 2017 ishte 1.3 për qind, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 5.5 pikë përqindjeje”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Kreditë e këqija sipas raportit të BQK-së aktualisht janë 3.1 për qind. “Deri në dhjetor të 2017-së, sektori bankar regjistroi rënie të kredive jo-performuese dhe përmirësim të mbulueshmërisë së tyre me provizione. Niveli i tyre shënoi rënie në 3.1 për qind nga 4.9 për qind që ishte më 2016., një shkallë e ulët krahasuar me vendet në Ballkanin Perëndimor dhe vendet në Eurozonë. Për më tepër, niveli i mbulueshmerisë së NPL-ve me provizione shënoi rritje në 150.5 për qind”, shpjegon raporti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve