Lifestyle

Sa fitojnë ‘VIP-at’ shqiptarë në Instagram

Por nëse mendoni sesa paguhen personazhet e njohur të ekranit shqiptar, e mësoni tani

Në listën botërore të “Pasanikëve të Instagramit” përfshihen një sërë të famshmish që kanë miliona ndjekës si Selena Gomez, Kim Kardashian apo Ronaldo, postimet të së cilëve kapin shifrën e 550,000 dollarëve, raporton Iconstyle.al.

Por nëse mendoni sesa paguhen personazhet e njohur të ekranit shqiptar, e mësoni tani:

Luana Vjollca – 1.2 milionë ndjekës

Moderatorja shqiptare është një prej personazheve publikë që na tregon se, biznesi i rrjeteve sociale është një burim i mirë të ardhurash. Luana Vjollca është një prej të paktave të famshmeve që arriti 1 milion ndjekës këtë vit. Por nëse pyesni sa paguhet ajo për një postim, moderatorja kërkon plot 1.200 euro për një postim dhe një “InstaStory” në rrjetin social të Instagram-it dhe duket se çmimi nuk është i diskutueshëm, përcjell albinfo.ch.

Olsi Bylyku – 263 mijë ndjekës

Aktori i humorit është i njohur ndryshe me pseudonim e rolit të tij, Kimikatit. Ai ka 263 mijë ndjekës dhe shfrytëzon famën e tij në televizion për të përfituar të ardhura nga rrjetet sociale. Nëse një biznes dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me Olsin për të postuar një reklamë, burime për “iconstyle.al” treguan se duhet që t’i paguajë atij 500 euro.

Roza Lati – 347 mijë ndjekës

Moderatorja Roza Lati ka qenë ndër të parat që ka folur troç se Instagramin e përdor edhe për qëllime fitimi. Në një intervistë në 2017-n, Roza ka treguar se merr 500 euro-600 euro vetëm me një postim, por mund të ketë edhe pagesë mujore. Mirëpo, e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, Roza ka treguar se është paguar edhe 1000 euro për një postim.

Arjon Muça – 44 mijë ndjekës

Arjon Muça ka zbuluar gjithashtu shumën e madhe që ka marrë për një postim në Instagram. I ftuar në Pop Culture, ish-banori i BB, ka ndarë disa sekrete nga jeta e tij private, mes të cilave edhe se është paguar 1000 euro për një publikim.

Olti Curri- 155 mijë ndjekës

Një interes të madh ka pasur edhe për shifrën e Olti Currit, i cili nuk ka ngurruar të thotë se pagesa e tij është e lartë, pikërisht falë reklamave që bën në faqet e tij në Instagram dhe Facebook.

“Është pyetje çik e sikletshme, megjithatë pagesa ime aktualisht vjen nga reklamat që bëj në Instagram dhe Facebook dhe dua të them se në muaj shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit shqiptar”, ka thënë Olti.

Nuk e dimë nëse Olti e ka pasur seriozisht duke qenë se rroga e deklaruar e kryeministrit për 2017-n ishte 228 mijë lekë të rinj. Kjo e bën Oltin personazhin e njohur shqiptar më të paguar deri më tani.

Ilda Bejleri – 333 mijë ndjekës

Moderatorja simpatike paguhet afërsisht 500 euro për 5 postime, që i bie minimalisht 100 euro për një postim.

Rashel Kolaneci – 338 mijë ndjekës

Edhe pse e shkëputur tashmë nga ekrani, Rashel ka arritur të ketë 338 mijë ndjekës. Paga minimale që merr ajo për nëj postim në Instagram është 300 euro. Megjithatë rikthimi i saj në ekranin e televizionit “Klan” si konkurrente e “Dance With me”, pritet që të jetë një sukses i madh për ish-velinën edhe në këtë drejtim.

Sonny K Elson – 92,5 mijë ndjekës

Ai njihet për numrin e madh të ndjekësve, kryesisht modele dhe modelë. Por përpos faktit që ka një profil personal me një numër ndjekësish të përzgjedhur, fotografi i njohur Sonny K. Elson ka dhe një profil profesional me një numër të madh ndjekësish. Ai ka treguar për “iconstyle.al” se paguhet minimalisht 100 euro për një postim.