Sport

Sa fitojnë sportistët nga shtetet e tyre në Lojërat Olimpike Verore

Atletët kinezë, përvec se 1 milion euro për një medalje ari merrnin dhe apartamente. Ndërsa atletëve nga Malajzia iu premtohet një automjet i ri. Atletët austriakë kanë marrë 17 mijë euro në monedha

Asgjë nuk vlen më shumë se sa një medalje ari në lojërat olimpike. Ose më saktë varet nga vendi që përfaqëson. Nëse lavdia është e njëjtë për të gjithë, çmimet për fituesit ndryshojnë nga vendi në vend.

Janë komitetet olimpike vendore, ose vetë qeveritë që caktojnë shpërblimet për atletët në podium e ndonjëherë dhe për ata që thjesht marrin pjesë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para: Polonia jep apartamente dhe Indonezia jep lopë.

Në Paris 2024, Italia shpërblen medaljen e artë me 180 mijë euro, 90 mijë për të argjendtën dhe 45 mijë për atë të bronzit. Në lojtar olimpike të Japonisë Italia fitoi 40 medalje për një total prej 2.43 milionë eurosh që komiteti olimpik pagoi për heronjtë vendas, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Shtetet e Bashkuara në lojërat olimpike Tokio 2020 morën 113 medalje nga të cilat 39 ari duke dhënë 12 milion euro për fituesit. Por amerikanët paguajnë më pak për medaljet e tyre: 35 mijë euro për medaljen e arit, 21 mijë euro për të argjendit dhe 14 mijë euro për bronzin.

Por shifra rekord jepen nga vende që kanë atletë me misione gati të pamundura: Arabia Saudite i dha fituesit së medaljes së argjendtë për karate 1.2 milion euro. Ndërsa medalja e arit për atletët nga Hong Kong në Paris do të vlejë 700 mijë euro.

Singapori falë sponsorizimit të entit kombëtar të lotarisë ofron 650 mijë euro për medaljet e arit, 325 mijë euro për argjendin dhe 162 mijë për bronzin. Ndërsa 1.4 deri në 1.8 milion euro shkojnë për fitoret e skuadrave në varësi disiplinave. Deri tani vetëm një notar nga Singapori ka arritur të rrëmbejë medalje në lojërat e Rio 2016.

Tajvani përfshin qeverinë për të shpërblyer medaljen e arit me 550 mijë euro dhe me një pagë mujore për të gjithë jetën prej 3700 eurosh. Në disa raste atletët marrin shpërblime si nga qeveritë njësoj dhe nga organizatat sportive kombëtare. Qeveria indiane i ofron medaljeve të arit rreth 83 mijë euro, ndërsa shoqata olimpike indiane i jep dhe 110 mijë euro të tjera.

Por ka dhe nga ata që nuk parashikojnë asnjë shpërblim: Britania e Madhe, Suedia dhe Norvegjia. Por ka dhe shpërblime modeste si në rastin e Indonezisë ku atletët që fituan medalje në lojërat e Tokios morën 5 lopë, një restorant dhe një shtëpi të re. Si dhe 320 mijë euro cash. Ministria e kulturës dhe e sportit në Kazakistan shpërblejnë me apartamente të mëdhenj në varësi të medaljes: një medalje ari vlen sa një apartament me tre dhoma gjumi, me dy dhoma gjumi për argjendin dhe vetëm me një dhomë për medaljen e bronzit.

Atletët kinezë, përvec se 1 milion euro për një medalje ari merrnin dhe apartamente. Ndërsa atletëve nga Malajzia iu premtohet një automjet i ri. Atletët austriakë kanë marrë 17 mijë euro në monedha. Polonia i shpërblen atletët e saj me 60 mijë deri në 37 mijë euro për medaljen e bronzit si dhe një diamant, një udhëtim për dy persona me një vlerë prej 23 mijë euro, një pikturë e një artisti polak dhe një apartament me dy dhoma gjumi në Varshavë.