Koronavirusi: çast pas çasti
Sa fitojnë kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna nga vaksinat
Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë një fitim të kombinuar prej 65,000 dollarë në minutë nga vaksinat e tyre Covid-19, sipas një studimi nga Aleanca e Vaksinave Popullore, e cila bën fushatë për shpërndarje më të mirë të vaksinave në të gjithë botën.
Të tre grupet farmaceutike i grumbulluan këto para duke shitur shumicën dërrmuese të dozave të tyre në vendet e pasura, në kurriz të vendeve më pak të zhvilluara që mbeten të vaksinuara shumë dobët, shpreh keqardhjen shoqata.
Sipas përllogaritjeve të saja, bazuar në rezultatet e publikuara nga këto kompani, treshja do të ketë një fitim para taksave prej 34 miliardë dollarësh këtë vit, ose më shumë se një mijë dollarë në sekondë, 65 mijë në minutë ose 93.5 milionë në ditë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Pfizer, BioNTech dhe Moderna dallohen kështu nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, të cilët aktualisht i shesin vaksinat e tyre me çmime të kostos.
“Është e pahijshme që disa kompani po futin në xhepa miliona dollarë fitime çdo orë, kur vetëm 2% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit,” u ankua Maaza Seyoum nga dega afrikane e Vaksinave Popullore dhe Aleancës Afrikane.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih