Lajme
Sa fitojnë familjet zvicerane dhe cilat janë shpenzimet e tyre
Studim, për çfarë shpenzojnë njerëzit më shumë nnë Zvicër.
Anketa e Buxhetit të Familjeve të botuar këtë javë nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) tregon disa detaje interesante rreth asaj se sa fitojnë familjet zvicerane dhe cilat janë shpenzimet e tyre më të rëndësishme, transmeton albinfo.ch.
Të ardhurat
Sipas FSO, të ardhurat mesatare të disponueshme të familjeve në Zvicër në vitin 2018 ishin 7,069 franga në muaj, ndërkohë që kjo shifër mund të ketë luhuatur, por me shumë pak ndryshim.
‘Të ardhurat e disponueshme’ përkufizohen si të ardhura bruto të mbetura pas zbritjes së shpenzimeve të detyrueshme. Ajo përbëhet nga të ardhurat e secilit anëtar të familjes, e cila përbëhet nga një mesatare prej 2.16 personash.
Përveç pagave dhe shtesave mujore, të ardhurat e familjeve përbëhen edhe nga pagesa vjetore siç është paga e 13-të, e cila është e zakonshme për Zvicrën. Gjithashtu merren parasysh pensionet e marra, përfitimet sociale, transferimet nga familjet e tjera, si dhe të ardhurat nga pasuria, siç janë interesi dhe dividendët.
Në përgjithësi, të ardhurat nga puna përbënin gati 75 përqind të të ardhurave të një familjeje, ndërsa pensionet dhe përfitimet shoqërore përfaqësonin mesatarisht 19.4 përqind të të ardhurave bruto.
Niveli i të ardhurave shpesh është më i ulët në familjet me një person sesa në familjet me shumë persona, me më shumë se një anëtar në gjendje të kontribuojnë në këto të ardhura, raportoi FSO.
Cilat janë shpenzimet kryesore shtëpiake?
Një pjesë e madhe e të ardhurave totale të disponueshme – 5,296 franga – janë shpenzuar për konsum të mallrave dhe shërbimeve.
Shpenzimet konsumatore përfaqësonin 52.4 përqind të të ardhurave bruto të familjes. Shpenzimet për strehim dhe energji ishin barra më e madhe për buxhetin, me rreth 1,456 franga, ose 14.4 përqind e të ardhurave bruto.
Taksat morën 1,182 franga në muaj, ose 11.7 përqind e të ardhurave.
Gjithashtu pjesë e shpenzimeve të detyrueshme janë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe fondeve të pensioneve (10.2 përqind e të ardhurave bruto) si dhe primet e sigurimeve shëndetësore (6.5 përqind).
Kostot e transportit arritën në 7.4 përqind, pasuar nga ushqimi dhe pijet joalkoolike (6.3 përqind), restorantet (5.8 përqind) dhe aktivitetet e kohës së lirë dhe kulturore (5.4 përqind).
Çfarë ka mbetur?
Shuma e 1,589 frangave, ose 15,7 përqind e të ardhurave bruto, u la në fund të muajit në një familje mesatare
Sidoqoftë, midis familjeve me grupin më të ulët të të ardhurave – zakonisht ato që fitojnë më pak se 5,000 franga në muaj – asgjë nuk mbetet pasi të gjitha shpenzimet të paguhen.
Kjo mund të shpjegohet me përqindjen relativisht të madhe (60 përqind) të familjeve pensioniste, të cilat financojnë një pjesë të shpenzimeve të tyre duke u bazuar në kursimet e tyre. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje