Lajme
Sa fitohet në të vërtetë në Gjermani?
Gjermani: Rënia e madhe e standardeve të jetës
Kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës çoi në rënien më të madhe të standardeve të jetesës në ekonominë kryesore evropiane, në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Dështimi për të mbrojtur industrinë gjermane nga rritja e çmimeve të energjisë mund të kthejë vitet 2020 në një “dekadë të humbur për Gjermaninë” dhe të inkurajojë më tej ngritjen e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), është përfundimi i dokumentit të punës së dy ekspertëve të ekonomisë që dikur ishin këshilltarë të partisë në pushtet në Gjermani, dhe të publikuara në Forumin për Ekonominë e Re.
Pagat në ekonominë më të madhe të Evropës kanë rënë në vitin 2022 me më së shumti që nga vitet 1950, paralajmërojnë ata.
Ekonomia u tkurr me 0.3 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2023 dhe pritet të tkurret sërish në tremujorin e parë të 2024-ës. Kjo do të nënkuptonte një recesion teknik.
Dhe, parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitet 2024 dhe 2025 është gjithashtu i zymtë. Rritja ekonomike gjermane në 2024 dhe 2025 pritet të jetë më e ulët se ajo e çdo ekonomie të përparuar të krahasueshme, me përjashtim të Argjentinës.
Por, duke pasur parasysh se është ekonomia e katërt më e madhe në botë, njerëzit në Gjermani ende fitojnë dukshëm më shumë se mesatarja botërore.
Sa mund të fitoni në të vërtetë, si krahasohen pagat gjermane me vendet e tjera evropiane dhe cilat janë ndryshimet në paga sipas industrisë?
Sa fitojnë gjermanët?
Mesatarisht, punonjësit gjermanë fitojnë 51,876 euro bruto në vit (mesatarja aritmetike e punonjësve me kohë të plotë), pra 4,323 euro në muaj (bruto), sipas të dhënave nga Enti Gjerman i Statistikave. Sipas hulumtimit të GfK-së, të ardhurat mesatare neto për gjithë vitin e kaluar ishin 26,271 euro.
Por një pagë e tillë është shpesh e paarritshme për shitësit, kujdestarët ose ata që kujdesen për fëmijët dhe të rinjtë.
Punonjësit në sektorin e shërbimeve financiare dhe shërbimeve të sigurimeve kanë marrë pagën më të lartë në prill 2023 – 5,841 euro (bruto), të ndjekur nga sektori i TIK-ut me pagë prej 5,779 euro. Të ardhurat në sektorin publik ishin mesatarisht 4,323 euro. Në ndërtim, megjithatë, paga mesatare ishte rreth 3600 euro bruto.
Por në sektorin e bujqësisë, pylltarisë, peshkimit, si dhe në hotelieri, pagat janë ende relativisht të ulëta – vetëm rreth 2800 euro.
Hendeku i pagave midis burrave dhe grave është i njëjtë me atë të vitit 2002.
Përveç sektorit në të cilin punoni, shuma e pagës ndikohet kryesisht nga gjinia, por edhe nga vendi ku punoni. Edhe më shumë se tridhjetë vjet pas bashkimit të Gjermanisë, pabarazia e të ardhurave midis Gjermanisë Perëndimore dhe Lindjes është e dukshme. Shtetet federale nga lindja janë të mbushura me njerëz në fund të shkallës dhe qytetarët kanë pagën mesatare më të lartë në Hamburg.
Gratë mesatarisht fitojnë 12.7 për qind më pak se kolegët e tyre meshkuj për të njëjtën punë dhe situata pothuajse nuk ka ndryshuar që nga viti 2002. Sipas llogaritjeve të bursës online të punës, gratë në Gjermani fitojnë mesatarisht 5750 euro më pak se burrat.
Pagat gjermane në krahasim me pjesën tjetër të Evropës
Një studim i GfK-së nga fundi i vitit të kaluar, i cili merr parasysh të ardhurat neto të disponueshme të evropianëve, tregon se paga mesatare neto e banorëve në Evropë në vitin 2023 ishte 17,688 euro në bazë vjetore.
Qytetarët e Lihtenshtajnit kanë pagën më të lartë, ku një banor mesatar fitoi katër herë më shumë se mesatarja evropiane vitin e kaluar – 68,843 euro. Zvicra është në vendin e dytë me 49,592, e ndjekur nga Luksemburgu me një pagë mesatare vjetore neto pak më pak se 41,000 euro.
Nga ana tjetër, Gjermania me pagën mesatare vjetore prej 26,271 euro, renditet e nënta nga 42 vende në shkallë evropiane, pas Irlandës, ku paga ishte 600 euro më e lartë dhe Austrisë, ku ishte 400 euro më e lartë.
Në total, vetëm 16 vende në vitin 2023 kishin të ardhura neto më të larta se mesatarja evropiane, dhe Spanja, ndër të tjera, ishte nën vijën. Ukraina është ende në fund me 2,478 euro, që është vetëm 14 për qind e pagës mesatare në Evropë.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?