Bota
Sa është i rëndësishëm aktiviteti fizik
Dihet se aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin mendor dhe të zemrës – dhe tani një studim i ri sugjeron që të tre punojnë së bashku
Përveç përfitimeve nga aktivitetit fizik, ky gjithashtu lidhet me një reduktim të sinjaleve të stresit në tru, gjë që çon në një ulje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, sipas studimit.
Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 50,000 të rriturve, rreth moshës 60 vjeç, nga Mass General Brigham Biobank, sipas studimit të botuar në Journal of the American College of Cardiology.
“Individët që ushtroheshin më shumë kishin një reduktim të shkallëzuar të sinjaleve, të lidhura me stresin në tru”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Ahmed Tawakol, kardiolog në Mass General Hospital dhe profesor i asociuar i mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Marrëdhënia midis sasisë së ushtrimeve dhe uljes së nivelit të rrezikut kardiovaskular gjithashtu ndryshonte në varësi të faktit nëse një person kishte një histori depresioni.
Për njerëzit pa histori depresioni, përfitimi i ushtrimeve për reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare u rrit pas rreth 300 minutash aktivitet fizik të moderuar në javë.
Por, për njerëzit me depresion, përfitimet vazhduan me më shumë kohë të shpenzuar duke u ushtruar.
Ushtrimi redukton sinjalet e stresit dhe rrit sinjalet kortikale paraballore, tha Tawakol.
Sinjalet e stresit në tru lidhen me gjëra të tilla, si inflamacioni, aktiviteti më i lartë i sistemit nervor simpatik, presioni më i lartë i gjakut dhe sëmundjet që trashin ose ngurtësojnë arteriet, shtoi ai.
Pjesërisht, ushtrimet duket se reduktojnë rreziqet e sëmundjeve të zemrës, duke reduktuar sinjalet e stresit.
Për shkak se studiuesit vëzhguan pjesëmarrësit, në vend që të kryenin një provë të rastësishme me një grup kontrolli, ata nuk mund të thonë me siguri se të ushtruarit shkaktoi reduktime, ose cilët janë mekanizmat që e mbështesin atë.
Cili ushtrim do të bëjë ndryshimin?
Ju nuk duhet të jeni atlet profesionist për të pasur një rutinë të mirë aktiviteti fizik dhe kjo mund të ndihmojë për të ecur përpara.
Rezulton se qeniet njerëzore janë krijuar për të lëvizur dhe lëvizur shumë, dhe kur ne e bëjmë këtë – veçanërisht kur jemi jashtë dhe mes pemëve – ka të dhëna, që sugjerojnë se të gjitha këto kanë efekte shumë domethënëse për lehtësimin e stresit.
Freeman rekomandon që së pari të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të përpiqeni të arrini 30 minuta në ditë aktivitet fizik – dhe nuk ka rëndësi se cili është ai aktivitet.
Nëse nuk ju pëlqen të ecni, të ngisni biçikletën, të notoni apo çfarëdo qoftë, mos e bëni. Por, gjeni një mënyrë për të kryer aktivitetin fizik, që ju pëlqen vërtet.
Vetëm sigurohuni që të ndjeni vështirësi ndërsa ushtroheni. Nëse mund të flisni, me fjali të plota, gjatë stërvitjes, mund të jetë koha për ta shtuar shkallën e vështirësisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind