Kosova
Sa është fitimi i bankave në Kosovë?
Në krahasim me vitin 2020, në vitin 2021 kishte rritje prej 47%
Në vitin 2021 fitimi neto i 11 bankave komerciale në Kosovë, në bazë të të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës, ishte rreth 117.5 milionë euro. Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47%, ndërsa në krahasim me vitin 2019, kjo ishte një rritje prej mbi 36%.
Eksperti i ekonomisë, Edison Jakurti, deklaroi se në fund të tremujorit të vitit të kaluar BQK lejoi bankat që të shpërndajnë dividenta tek aksionarët, ndërsa shuma e dividentave ishte 96.6 milionë euro, e që sipas tij kanë dalë jashtë Kosovës, meqë aksionarët janë të huaj, raporton express, përcjell Albinfo.ch.
“Pas një ndalese të përkohshme nga BQK, në tremujorin e fundit të 2021-ës bankat u lejuan të shpërndajnë dividentë tek aksionarët. Në bazë të raporteve vjetore të tyre, 5 nga 11 banka shpërndanë dividentë në vlerë prej mbi 96.6 milionë euro. Ndonëse këta miliona janë krijuar në Kosovë, për shkak se shumica e aksionarëve janë të huaj, këta miliona kanë dalë nga Kosova”, tha Jakurti.
Ai ngriti edhe një tjetër shqetësim, e që ka të bëjë me mospagesën e tatimit për devidenta, pasi Kosova është vendi i vetëm që nuk ka tatim mbi dividentë.
“A e dini se sa tatim u pagua për këto 96.6 milionë euro? Zero. Sepse Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka tatim mbi dividentë, pavarësisht rrethanave, gjë që nuk ndodh as në Estoni e Latvi, si vendet ku në raste të caktuara nuk paguhet tatim mbi dividentë. Me fjalë të tjera, nëse ke qenë punëtor në Kosovë dhe ke marrë pagë të tatueshme mbi 80 euro – ke paguar tatim. E ke mbajtur një trafikë të vogël – ke paguar tatim. Por nëse ke qenë aksionar dhe ke pranuar miliona të ardhura nga dividenta – nuk ke paguar asnjë cent tatim. Kjo nuk është e drejtë, prandaj duhet të ndryshojë”, përfundoi Jakurti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën