Shqipëria
Sa është dallimi në paga mes Shqipërisë dhe Gjermanisë
Ndërsa Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia shënojnë nivelet më të ulëta 20-30 për qind e pagave të nivelit gjerman

Në vitin 2000 paga mesatare bruto në Shqipëri në raport me fuqinë blerëse ishte sa 13 për qind e nivelit të pagave në Gjermani, ndërsa në vitin 2018 ato arritën në rreth 30 për qind nivelit te pagave të Gjermanisë.
Sipas institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në raportin e parashikimit 2019, Shqipëria bashkë me Moldavinë dhe Ukrainën u renditën në vendet me nivelin me të ulët të pagave ndër vendet në tranzicion në raport me Gjermaninë.
Sa i përket pagave bruto në raport me Paritetet e Fuqisë Blerëse (PPP) vetëm Sllovenia e tejkaloi pragun prej 70% të nivelit Gjerman. Ecuria historike e nivelit të pagave ka treguar se jo gjithmonë rritja e PBB-së në vendet në tranzicion është përkthyer në paga më të larta, shkruan ‘monitor’.
Nga ana tjetër niveli i pagave në Republikën Çeke, Poloni, Rumani, Kroaci, Estoni dhe Hungari arriti në vitin 2018 sa 60 për qind e nivelit të pagave të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Por shumica e vendeve në vendet në zhvillim regjistrojnë paga 40% deri në 50% të nivelit gjerman.
Ndërsa Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia shënojnë nivelet më të ulëta 20-30 për qind e pagave të nivelit gjerman.
Konvergjenca e të ardhurave është një proces i ngadaltë midis ekonomive të CESEE. Vetëm dy vendete perëndimore të Rajonit, Republika Çeke dhe Sllovenia rritën nivel të ardhurash për banorë sa 70% e Gjermanisë. Ndërsa Shqipëria bashke me Moldavinë dhe Ukrainën futën në vendet që i kanë të ardhurat për banorë sa 10- 30% e Gjermanisë.
Dinamika më e fundit e konvergjencës së të ardhurave (2013-2018) ishte dukshëm më e fortë në Rumani, me një rritje prej pothuajse 9 pikë përqindjeje krahasuar me nivelin gjerman.
Rreth gjysma e ekonomive të CESEE konvergojnë në të njëjtën periudhë me rreth 3 deri në 6 pikë përqindjeje. Në të njëjtën kohë, Serbia, Ukraina dhe vendet e CIS, Kazakistani, Bjellorusia dhe Rusia përjetuan stanjacion kundrejt Gjermanisë.
Ky vend i fundit ka rënë në të ardhura për banorë me më shumë se 8 pikë përqindje midis 2013 dhe 2018 – një pasojë e sanksioneve dhe rënies së çmimit të naftës. Vendet e mbetura (kryesisht vendet e Ballkanit Perëndimor) janë përmirësuar me vetëm 1½ pikë përqindjeje.
Krahasimi i PBB-së dhe niveleve të pagave në vendet në zhvillim me ato të Gjermanisë tregon mundësitë për të transferuar prodhimin intensiv të punës nga Evropa Perëndimore në rajonin e CESEE.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran Është arrestuar autori i dyshuar, një 41-vjeçar zviceran....
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje Indeksi i Tregut Zviceran (SMI) ka filluar të rimëkëmbet sot pas kthesës befasuese të tarifave tregtare...
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë