Lajme
Sa e rëndësishme është nafta ruse dhe çfarë rekordi mund të kapin çmimet?
Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë nuk mjaftuan për ta dënuar këtë vend për pushtimin e Ukrainës. Ndalimet po prekin tashmë industrinë e naftës, gjë që nuk dihet se kujt do t’i sjellë më shumë dëm, Perëndimit apo Rusisë, me çmimet e naftës që kanë shënuar rekord në botën perëndimore.
Amerika ka ndaluar importet e naftës nga Rusia, pas vendimit të presidentit Biden të martën. Edhe Britania vendosi të heqë gradualisht naftën dhe produktet e naftës ruse, deri në fund të vitit 2022.
Nga ana tjetër, Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi vazhdon të ndalojë naftën ruse.
Sa e rëndësishme është nafta dhe gazi rus?
Bashkimi Evropian merr nga Rusia rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës që i nevojitet dhe e ka të vështirë zëvendësimin nëse furnizimet ndërpriten.
Rusia eksporton rreth 5 milionë fuçi naftë në ditë, eksportuesi i dytë më i madh në botë pas Arabisë Saudite. Gjysma e naftës së eksportuar ruse shkon në BE, që mbështetet te Rusia për 27% të importeve dhe për rreth 15% të konsumit të saj. Mbretëria e Bashkuar është më pak e varur, ku në 2021 importoi rreth 4.7 milionë tonë naftë ruse, më pak se 10% të konsumit total.
A mund të zëvendësohen nafta dhe gazi rus?
Zgjidhja e enigmës së gazit është mjaft e vështirë, duke përfshirë një kombinim të rritjes së prodhimit nga diku tjetër, reduktimin e kërkesës, blerjen e gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe shtyrjen drejt burimeve natyrore të rinovueshme.
Për naftën, një opsion në diskutim është që SHBA të heqë sanksionet ndaj Iranit dhe Venezuelës.
“Irani mund të shtojë rreth 1.3 milionë fuçi naftë shtesë në treg”, tha Sophie Udubasceanu, një eksperte globale e naftës së papërpunuar në ICIS (Inteligjenca e pavarur e Tregut Kimik dhe Energjitik).
Vetë rezervat e Amerikës ofrojnë njëfarë shprese. SHBA eksportoi 3.45 milionë fuçi në ditë në dhjetor të vitit të kaluar, prodhim ky që mund të rritet.
Një rrugë tjetër është Perëndimi të bindë OPEC-un, Organizatën e Shteteve Naftë-Eksportuese si Arabia Saudite, që të “lirojë çezmat”.
Sa lart mund të shkojë çmimi i naftës?
Kjo varet nga realiteti gjeopolitik. Niveli më i lartë i të gjitha kohërave është 147,50 dollarë, i vendosur në korrik të vitit 2008, dhe disa analistë mendojnë se mund të shkojë më lart.
Analisti i mallrave të UBS (kompani globale e shërbimeve financiare zvicerane), Giovanni Staunovo, tha se një luftë e zgjatur mund ta çojë çmimin në 150 dollarë, ose më shumë. Analistët në Bank of America thanë se nëse shumica e eksporteve të naftës së Rusisë do të ndërpriteshin, mungesa e 5 milionë fuçive në ditë mund t’i çonte çmimet deri në 200 dollarë.
Sa ndikon rritja e çmimit të naftës?
Rritja e konsiderueshme e çmimit të naftës do të rriste çmimin e thuajse gjithçkaje, nga benzina, e deri te çdo mall që transportohet, duke rritur inflacionin dhe koston e jetesës.
Disa ekonomistë thonë që kura më e mirë për një çmim të lartë është çmimi i lartë, për të sjellë shkatërrimin e kërkesës. Nëse nafta bëhet aq e shtrenjtë sa njerëzit nuk mund ta përballojnë atë, ata ndalojnë së bleri dhe çmimi ulet përsëri.
Por, kjo do të shkaktonte recesion, rënie e konsiderueshme e përgjithshme e aktivitetit ekonomik.
A janë burimet e rinovueshme një opsion?
Lufta në Ukrainë ka theksuar rëndësinë e kalimit në burime të qëndrueshme të energjisë, gjë që do të ndihmonte edhe për të zvogëluar krizën klimatike.
Kjo nënkupton prodhimin e energjisë elektrike nga dielli dhe era.
Jim Watson, një profesor i politikës energjetike dhe drejtor i Institutit UCL për Burimet e Qëndrueshme, tha: “Ne kemi nevojë urgjente për një program të ri për të përmirësuar dhe izoluar shtëpitë tona, pas një dekade mosveprimi dhe politikash të dizajnuara keq”.
Edhe pse kjo qasje redukton varësinë nga Rusia, do të duheshin disa vite që të realizohej, më shumë sesa gjetja e furnizimeve të reja me gaz dhe naftë./Euronews.al
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës