Bota
Sa e përdorin punëtorët Intelegjencën Artificiale
Mjetet e IA gjeneruese janë në gjendje të ndihmojnë punonjësit në aspekte të ndryshme në fluksin e punës, si shkrimi, kodimi, organizimi, lindja e ideve e shumë të tjera
Pavarësisht avantazheve të shumta, shumë punonjës hezitojnë ta përdorin Intelegjencën Artificiale për shkak të shqetësimeve se çfarë mund të tregojë për etikën e tyre të punës, tregon një studim.
Asana publikoi raportin “The State of AI at Work”, ku kompania intervistoi 4500 bashkëpunëtorë, duke përfshirë drejtues të nivelit të mesëm dhe të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, në lidhje me mendimet e tyre për Intelegjencën Artificiale në punë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Ndër personat e intervistuar, 26% e punonjësve deklaruan se ka frikë se do të konsideroheshin dembelë për përdorimin e IA, ndërsa një në pesë punonjës pranoi se ndihet si mashtrues për përdorimin e teknologjisë.
Edhe më alarmues është fakti se 92% frikësohet se IA përdoret në mënyrë joetike. Të tri këto rezultate tregojnë nevojën për politika të qarta mbi IA, që të përcaktojnë atë që lejohet dhe nxitet.
Kur të intervistuarit u pyetën se cilat janë politikat e kompanive për IA, vetëm 30% e punonjësve amerikanë thanë se kompania e tyre ka vendosur politika ose udhëzime rreth përdorimit të IA në punë.
Kjo përqindje është më e ulët për punonjësit në Mbretërinë e Bashkuar, në 20%. Probleme të ngjashme janë theksuar edhe nga sondazhe të tjera, duke treguar nevojën për udhëheqje të fortë të IA.
“Punonjësit nuk mund ta përballojnë të vetëm këtë kalim tek Inteligjenca Artificiale – deklaroi Saket Srivastava, drejtues në Asana.
Ata kanë nevojë për udhëzime të qarta për të kuptuar rolin e IA në funksionet e tyre, së bashku me trajnime të përshtatura dhe teknologji të aksesueshme për të shfrytëzuar plotësisht aftësitë e IA”.
Pavarësisht shqetësimeve, ekziston ende një ndjenjë e fortë optimizmi në lidhje me potencialin e IA në vendin e punës.
Pjesa më e madhe e punonjësve (52%) mendon se IA do të ndihmojë kompaninë e tyre të arrijë objektivat në mënyrë efikase, duke përfshirë 61% të drejtuesve dhe 46% të kontribuuesve individualë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë