Futboll
Sa e ndryshon Xhaka lojën e tij bazuar në partnerët e mesfushës
Para takimit ku do të ndeshet me shokun e skuadrës kombëtare të Zvicrës, por edhe bashkëvendësit të tij nga vendlindja, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka ka folur në programin para ndeshjes në web faqen e Arsenalit për partnerët e tij në mesfushë gjatë këtij sezoni, transmeton albinfo.ch.
Xhaka është ndër lojtarët e rrallë tek Arsenali, i cili ka filluar në të gjitha ndeshjet në Premeier Leauge dhe i ka rënë të luajë me partnerë të ndryshëm në mesfushë, ku edhe është pyetur se ai e ndryshon lojën.
Mesfushori bëri përshtypje të mirë në ndeshjet e Europa Leauge kur ai kishte partner Aaron Ramsey dhe Jack Wilshere. “Kur luaj me këta dy, unë jam pak më thellë, në thelb gjendem vetëm para mbrojtjes. Jack dhe Aaroni duan të shkojnë përpara, për të hyrë në sulm, ndërsa unë jam i lumtur të qëndroj prapa dhe të ndërtoj lojën nga një zonë më e thellë”, shpjegon ai. Xhaka theksoi se ai dhe të gjithë në ndeshje përpiqen të ndihmojmë njëri-tjetrin.
“Gjithmonë kam thënë që të jesh i suksesshëm, të duhen të gjithë 11 lojtarët, plus ata në stol dhe ata në skuadër. Ju nuk mund të fitoni vetëm një lojë, sepse loja nuk fitohet nëse dy ose tre lojtarë kanë një lojë të mirë. Duhet të punoni së bashku si njësi, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm”, ka thënë Xhaka.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave