CH-Ballkani
Sa e dinë shqiptarët anglishten?
Vendet më të mira me aftësi më të lartë në gjuhën angleze janë: Holanda (71.45); Suedia (70.40); Danimarkë (69,93); Norvegjia (67.77); Singapori (66,03); Finlanda (65,83); Luksemburgu (64.57); Afrika e Jugut (63.37)
Rreth 840 milionë njerëz flasin anglisht në mbarë botën. E njohur si gjuha globale e biznesit, ka 335 milionë njerëz në planet që e flasin atë si gjuhë të parë dhe 505 milionë që e flasin atë si gjuhë të dytë.
Ndërsa sasia ka rëndësi, cilësia gjithashtu luan një rol thelbësor, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjuhët.
Aftësia e nevojshme për të komunikuar dhe kuptuar çështjet gjuhësore dhe vendet që mburren me numrin më të lartë të folësve, nuk mund ta pasqyrojnë atë domosdoshmërisht.
Jo çuditërisht, Evropa ka zotësinë më të fortë të të folurit të gjuhës angleze ndaj çdo rajoni në botë.
Ndonëse dalja e Britanisë së Madhe si pjesë e BE-së nuk mendohet se do të ketë një ndryshim masiv. Duke përdorur indeksin e aftësisë angleze (EPI), aftësia e folësve anglisht në vende të ndryshme mund të përcaktohet lehtësisht, ashtu sikurse përllogaritet edhe përqindja e personave që nuk e flasin dot gjuhën angleze, ose siç emërtohet “injorantë’ në gjuhën angleze, transmeton ‘monitor’.
Sipas një harte të përpiluar nga MapChart, me të dhënat e Indeksit EPI, Shqipëria rezulton me përqindjen më të lartë të ‘injorantëve’, me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze. E njëjta panoramë duket edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit, përcjell albinfo.ch.
Duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe (ku aftësia është natyrisht e lartë), vendet më të mira me aftësi më të lartë në gjuhën angleze janë: Holanda (71.45); Suedia (70.40); Danimarkë (69,93); Norvegjia (67.77); Singapori (66,03); Finlanda (65,83); Luksemburgu (64.57); Afrika e Jugut (63.37).
Duke lënë mënjanë hegjemoninë gjuhësore, anglishtja zakonisht është një shenjë e mirë për zhvillimin e një vendi dhe ka një lidhje me kualitetin e lartë të jetës dhe të ardhurat mesatare. Është gjithashtu një aftësi bazë për të gjithë fuqinë punëtore globale.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca