Autotech
Sa duhet të punojë një shqiptar për të blerë iPhone XS
Aktualisht sipas faqes zyrtare të Apple një iPhone XS me 256 gb kushton 1249 dollarë, apo 1117 euro me kursin aktual
Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi.
Po për fat të keq për të pasur një nga telefonat e fundit të Apple mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 445 orë (rreth 3 muaj), së paku 100 orë më shumë edhe se vendet e rajonit.
Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar mbi çmimet zyrtare të kompanisë Apple (Iphone xs 256 gb), pagave mesatare në vendet e BE-së (sipas Eurostat), pagave në vendet e rajonit (sipas statistikave zyrtare në vendet dhe përkatëse) dhe pagës mesatare në Shqipëri sipas INSTAT, një shqiptari i nevojitet shumë më tepër kohë se qytetarët e BE-së, apo edhe se vetë ballkanasit apo dhe shqiptarët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht sipas faqes zyrtare të Apple një iPhone XS me 256 gb kushton 1249 dollarë, apo 1117 euro me kursin aktual.
Shqiptarëve të Kosovës ju nevojiten 338 orë pune për të blerë një iPhone XS, duke u renditur kështu të dytët, që u duhen më shumë orë.
Pas tyre renditeten Bullgarët. Me një pagë mesatare mujore prej 568 euro, atyre ju nevojiten mesatarisht 315 orë pune, më shumë se maqedonasve që iu duhet të punojnë 302 orë, apo serbëve 278 orë.
Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, malazezëve ju duhet të punojnë më pak, rreth 234 orë.
Mbi 200 orë pune ju duhet edhe lituanezëve apo rumunëve, të cilët renditen ndër vendet me pagat mesatare të ulëta.
Në anën tjetër qëndrojnë vendet si Danimarka apo Luksemburku, ku një iPhone XS blihet për më pak se një javë punë (orët javore të punës 40). Përkatësisht në Danimarkë duhet 34 orë, ndërsa në Luksemburg rreth 41 orë pune.
Për më pak se dy javë pune të paguar me një pagë mesatare, individët mund të blejnë një Iphone xs në këto vende të Evropës: Gjermani, Austri, Belgjikë, Finlandë, Suedi, Irlandë, Francë, Holandë, Itali dhe Mbretëri e Bashkuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha: Roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e gjuhës dhe...
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
Jeta në Zvicër
-
5 miliardë franga projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane A do të votojë Zvicra për të zgjeruar autostradat e saj?...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët