Lajme

Sa duhet të jetë orari i dyqaneve në Gjenevë

Ka nisur fushata kundër orëve më liberale të hapjes së dyqaneve në Gjenevë. Votuesit do të thonë fjalën e tyre muajin e ardhshëm.

Këshilli i Madh i Gjenevës tashmë ra dakord që dyqanet mund të hapen deri në orën 19:00 çdo ditë – përveç të dielave – dhe tre hapje të dielave do të lejohen çdo vit.

Por partitë e krahut të majtë janë kundër lëvizjes dhe po u bëjnë thirrje votuesve të refuzojnë rregullat e reja në një referendum të ardhshëm.

Fushata përfshin dy punonjës shitjesh të cilët ankohen se e shtuna është dita e vetme që mund të kenë kohë me miqtë ose familjen dhe se koha do të shkurtohet më tej nëse dyqanet mund të hapen deri në orën 7.

Ata në favor të ligjeve të reja thonë se rreth gjysma e punonjësve të dyqaneve megjithatë janë me kohë të pjesshme dhe gëzojnë kushte fleksibël pune.

Votuesit do të vendosin më 28 nëntor, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.