Kosova
Sa do të ndikojnë rënia e remitencave në ekonominë e Kosovës
Për çdo vit pothuajse nga mërgata janë sjellë në Kosovë mbi 1 miliard euro
Si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, rënia e remitencave nga diaspora do të jetë alarmante për Qeverinë e Kosovës sa i përket stabilitetit social dhe parashikimeve buxhetore për vitet në vijim.
Për çdo vit pothuajse nga mërgata janë sjellë në Kosovë mbi 1 miliard euro.
Kështu ka thënë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu për KosovaPress, i cili këtë krizë me pandemi Covid -19, e quan edhe pandemi ekonomike për vitin 2020 dhe 2021, që do të jetë shqetësuese për vendin.
“Indikatori kryesor në të kaluarën kanë qenë remitencat. Unë kam kundërshtuar gjithmonë raportin që kinse në Kosovë kanë hyrë remitenca çdo vit 700 milionë euro, e kam thënë gjithmonë këto janë vetëm të evidentuara nga sektori bankar. Remitencat pothuajse kanë qenë sa një buxhet i një qeverisë së Kosovës. Dhe në këtë drejtim vet fakti që të gjitha shtetet janë goditur nga koronavirusi, shumë biznese dhe kompani ku kanë punuar mërgata jonë, janë të mbyllura ose është pezulluar aktiviteti ekonomik. E tëra kjo do të reflektojë në rënien e mbështetjes nga diaspora për Kosovën. Por, rënia e tyre ose ulja e nivelit të remitancave për Kosovën do të jenë edhe një grusht i stabilitetit social në Kosovë. Do të jetë edhe një grusht i zhvillimit ekonomik në Kosovë, mbi të gjitha do të bie fuqia blerëse. Për tërë këtë, duhet të gjendet një alternativa si të kompensohet”, thotë Gërxhaliu, përcjell albinfo.ch.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, pohon se pasojat nga kjo pandemi, që ka goditur edhe mërgatën, efektet negative do të jenë të mëdha edhe për ekonominë e Kosovës.
“Tani veç jemi në muajin e katërt, me siguri pasojat në aspektin kohor do të jenë më të gjata. Diaspora në të kaluarën ka luajtur një rol të pa kontestuar, por në të ardhmen besoj se nga efektet negative të koronavirusit do të jetë edhe ajo e atakuar dhe me siguri kontributi i tyre nuk do të jetë siç ka qenë në vitet e kaluara. Prandaj, besoj që institucionet do ta kenë parasysh që kjo është një rrethanë vështirësuese që duhet të bëhet në kalkulime ekonomike për vitin 2020 dhe 2021”, thotë ai.
Gërxhaliu në fund thekson se Kosova është e stërngarkuar edhe me frikën dhe me pasojat e koronavirusit dhe me aspektin socio-ekonomik dhe mbi të gjitha sa i përket presionit politik dhe një aktualiteti që nuk është në funksion të stabilitetit dhe krijimit të një perspektive të besimit për të ardhmen.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë