Shkurt.ch
Sa do të kushtojë një Iphone 5 në Zvicër?
iPhone 5 do të paraqitet në tregun zviceran më 28 shtator, derisa radhë të gjata të njerëzve janë duke u parë në mbarë botën për të siguruar modelin më të ri të iPhones.
Derisa iphone 5 është në dispozicion në Australi, Japoni, Hong-Kong, Singapor, Gjermani, Francë, Britani të Madhe dhe SHBA, në Zvicër po bëhen përllogaritjet paraprake për çmimin e modelit të fundit të Iphone.
„Comparis“, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit, duke u bazuar në një sondazh të realizuar me kompanitë më të mëdha të telefonisë mobile në Zvicër ka konstatuar se në “Coop Mobile”, Iphone 5 është më i liri.
1358 franga kushton në “CoopMobile” një smartphone i ri Apple me një abonim dyvjeçar, duke përfshirë bisedat, sms-at dhe download-in.1727 franga, dukshëm më shtrenjtë do të kushtojë një Iphone 5 në Sunrise, ndërsa 2053 franga në Orange dhe 2169 në Swisscom.
Apple ka njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 2 milionë iPhone 5 me paraporositë e konsumatorëve brenda 24 orëve të para pas prezantimit.
Dhe kësaj radhe pritet që Apple të thyejë rekordet e saj të shitjes, të cilat do ta bënin këtë model të ri të iPhone si më të suksesshmin deri tani.Ekspertë të industrisë vlerësojnë se kompania Apple deri në fund të vitit mund të shesë deri 50 milionë iPhone të rinj.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve