Koronavirusi: çast pas çasti
Sa do të jenë humbjet në turizëm
Sipas kreut të Institutit të Forumit Botëror të Turizmit, Bulut Bagcı, industria globale e turizmit ka prirjen të pësojë humbje prej 1 trilion dollarë nga koronavirusi
Bagcı thekson shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit të ri në sektorin e turizmit dhe thotë se 50 milionë njerëz që punojnë në këtë sektor mund të humbasin punën e tyre.
“Tregu global i turizmit ka të ardhura mesatare vjetore prej 1.7 trilion dollarë, ndërsa për shkak të shpërthimit të koronavirusit humbjet ekonomike tashmë kanë arritur në 600 milionë dollarë.
“Ne besojmë se humbja do të arrijë të paktën 1 trilion dollarë deri në fund të vitit”, shprehet Bagci, përcjell albinfo.ch.
Siç thekson ai, rreth 70 % e sektorit të udhëtimeve është ndërprerë dhe efektet e koronavirusit në këtë sektor janë në rritje, transmeton ATSH.
Duke theksuar rëndësinë e çështjes, Bagcı thotë se me sektorët që lidhen me turizmin humbjet totale ekonomike mund të shkojnë deri në 5 trilionë dollarë.
Koronavirusi, i cili dhjetorin e kaluar për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 166 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor