Kuriozitete

Sa dinë fëmijët francezë të notojnë

89% e kolegjeve franceze e kanë në programin mësimor të paktën një cikël noti

Sipas shifrave, një në dy fëmijë në klasën e gjashtë nuk di të notojë?

Shifrat zyrtare janë më pak pesimiste se kjo e dhënë duke pasur parasysh vështirësitë e përpilimit të statistikave.

“Gjysma e nxënësve në kolegje, në fund të klasës së gjashtë, nuk e dinë mirë notin”, pohoi ministrja franceze e Sporteve, Roxana Maracineanu për “Parisien” në muajin prill.

Përtej shifrave, 89% e kolegjeve franceze e kanë në programin mësimor të paktën një cikël noti, përcjell albinfo.ch.

“Secili mbron tezën e tij, ministrja e Sporteve për të shitur projektin e saj (përfshirjen e orëve të notit që në kopsht), ndërsa Ministria e Arsimit Kombëtar për të mbrojtur statistikat e saj”, analizon Elisabeth Allain-Moreno, e deleguar e sindikatës SE-Unsa për sportet në shkolla dhe edukimin fizik dhe sportiv.

E vërteta është me siguri mes të dyjave.