Shqipëria
Sa banorë, aq turistë, Tirana synon të ketë 1 milion vizitorë në vit
Ambicia jonë është që Tirana të kapë 1 milion këtë vit. Pra, të kemi aq turistë sa kemi edhe banorë”, është shprehur Veliaj
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është kthyer në një destinacion mjaft të rëndësishëm turistik, ku mund të gjesh përditë turistë nga rajoni, Evropa si dhe mbarë bota.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak theksoi se në 4-mujorin e parë të këtij viti kryeqyteti shqiptar është vizituar nga 300 mijë turistë dhe se qëllimi i bashkisë është që të arrihet deri në 1 milion deri në fund të vitit.
“Ambicia jonë është që Tirana të kapë 1 milion këtë vit. Pra, të kemi aq turistë sa kemi edhe banorë”, është shprehur Veliaj, shkruan “ATSH”.
Në funksion të turistëve dhe banorëve të kryeqytetit bashkia do të vendosë në përdorim edhe 4 mijë biçikleta të reja, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim