Shkurt.ch

Ryno, skuteri elektrik me një rrotë

Shpikja e fundit e teknologjisë ka fuqinë vetë-balancuese e cila bën qe ai që e nget të mos rrëzohet

Skuteri elektrik  me një rrotë, i  quajtur „Ryno“ arrin shpejtësinë deri në 80 km në orë. Skuteri elektrik nuk e dëmton ambientin sepse nuk funksionon me lëndë djegëse por me energji elektrike. Shpikja e fundit e teknologjisë ka fuqinë vetë-balancuese e cila bën qe ai që e nget të mos rrëzohet, ndryshe nga disa motorë klasikë.

“Ryno” mund të parkohet kudo, pasi është mjaft i vogël, dhe mund të evitojë edhe trafikun pasi me të mund të depërtoni gjithkund. Ryno peshon vetëm 57 kg.

Nuk ka ende një çmim për këtë shpikje të re, pasi pritet të dalë në treg në gusht të këtij viti, por mendohet  se do të kushtojë deri 4 mijë dollarë.