Bota

“Ryanair” ul çmimet e biletave dhe rrit fitimin

Numri i pasagjerëve është rritur për 13 për qind në 120 milionë sish ndërkohë që biletat e fluturimit janë shitur me çmime më të lira

Kompania ajrore me numrin më të madh të pasagjerëve në Evropë, “Ryanair” është e njohur si kompania numër një “low cost” (me çmime të lira), po ashtu në Evropë. Gjatë vitit të kaluar afarist ajo ka realizuar 1.3 miliard euro fitim, që është për 16 për qind më pak se një vit më parë, shkruan srf.ch. Por kjo “rënie” në fakt nuk tregon për dobësim të afarizmit. Fitimi i lartë i realizuar në vitin pararendës ishte arritur me shitjen e aseteve të saj kompanisë ajrore irlandeze “Lingus”, transmeton albinfo.ch. Po të mos llogaritej kjo shitje (në vitin 2015), atëherë fitimi i realizuar në vitin 2016 do të dilte për 6 për qind më i lartë, bën të ditur Ryanair.

Gjithashtu qarkullimi  kësaj kompanie gjatë vitit 2016 është rritur për 2 për qind duke u ndalur në 6.6 miliardë euro.

Numri i pasagjerëve është rritur për 13 për qind në 120 milionë sish ndërkohë që biletat e fluturimit janë shitur me çmime më të lira.