Lajme

“Ryanair” shënon humbje tremujore

“Ryanair” raportoi një humbje prej 96 milionë eurosh për tre muajt e fundit të vitit 2021, por tha se ishte shpresëdhënëse që shkurtimet e kapacitetit të rivalëve mund të ndihmojnë në rritjen e çmimeve në sezonin kyç të verës, përcjell albinfo.ch.

Rezultati ishte në përputhje me një vlerësim konsensusi të një humbjeje prej 101 milionë eurosh në një sondazh të kompanisë me analistë.

Linja ajrore humbi 306 milionë euro në të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe realizoi një fitim prej 88 milionë në tre muajt e fundit të 2019-ës. Linja ajrore irlandeze me kosto të ulët, më e madhja në Evropë për nga numri i pasagjerëve, përsëriti humbjen e saj të parashikuar për vitin e saj të plotë financiar, i cili përfundon më 31 mars, midis 250 dhe 450 milionë euro.

Shefi Ekzekutiv, Michael O’Leary, tha se ndërsa kishte pasur një “kthim shumë të fortë” në prenotimet në javët e fundit pasi shqetësimet rreth variantit Omicron filluan të zbeheshin, perspektiva mbeti jashtëzakonisht e pasigurt, përcjell tutje albinfo.ch.