Lajme

“Ryanair” rrit çmimet e biletave për fluturimet drejt Austrisë

Kompania e njohur më parë me flamur ultra-cost, Ryanair, ka njoftuar se do të rrisë mesatarisht çmimet e biletave për në Austri, kryesisht për shkak të inflacionit.

“Nuk do të ketë më bileta 10 euro”, tha kreu i Ryanair Austria, Andreas Gruber, për shtypin austriak, përcjell albinfo.at.

Tani e tutje, çmimi mesatar për një fluturim të Ryanair do të rritet nga 40 në 50 euro. Megjithatë, pavarësisht rritjes, Ryanair pret që numri i pasagjerëve të mbetet i paprekur në muajt e ardhshëm, ndërsa njerëzit kërkojnë alternativa më të lira transporti.

Gruber tregon se pritet që njerëzit t’i kushtojnë më shumë vëmendje çmimit të biletave. Gjithashtu, numri i pasagjerëve për në Vjenë pritet të rritet nga gjashtë milionë këtë vit, në 6.5 milionë vitin e ardhshëm, përcjell tutje albinfo.at.