Lajme
Ryanair paralajmëron rritje të çmimit të biletave gjatë verës
Shefi i kompanisë Ryanair ka thënë se pushuesit do të përballen me çmime më të larta këtë verë, për shkak se vonesave në sigurim të aeroplanëve të rinj Boeing.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Michael O’Leary, ka thënë se vonesat në sigurim të aeroplanëve do të rrisin presionin sa i përket kapacitetit të pasagjerëve.
Ai ka thënë se si rezultat, çmimet e biletave të Ryanair-it mund të jenë 10 për qind më të shtrenjta këtë verë.
O’Leary ka thënë se Ryanair shpreson që të sigurojë kompensim, mirëpo është i fokusuar në sigurim të aeroplanëve, shkruan REL.
Ai ka thënë se kompania ka pritur që t’i sigurojë 57 aeroplanë Boeing 737 Max 8200 deri në mars, mirëpo kompania beson se vetëm 40-45 do të mund të arrijnë në kohë deri në sezonin e verës.
Boeing ka qenë duke u përballur me kritika prej kur ka ndodhur një incident në janar, kur një prej aeroplanëve të tij ka pasur probleme gjatë një fluturimi me pasagjerë.
Incidenti nuk ka rezultuar me lëndime serioze të pasagjerëve, por ka nxitur ulje emergjente.
Qysh atëherë janë rritur dilemat për kualitetin e aeroplanëve të rinj Beoing, duke nxitur ngadalësim në prodhim.
O’Leary ka thënë se edhe disa kompani të tjera po përballen me probleme për shkak të vonesave të njëjta dhe çmimet do të rriten edhe te ato.
Parashikimet fillestare të Ryanair-it për këtë vit, deri në mars të vitit 2025, kanë qenë për bartje të 205 milionë pasagjerëve, rreth 183.5 milionë më shumë sesa në 12 muajt paraprakë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë