Shqipëria
Ryanair njofton për rimbursimin e udhëtarëve në vlerë totale 1.5 milionë euro
Autoriteti i Mbrojtjes së Konkurrencës dhe të Tregut ka mbyllur hetimin ndaj Ryanair, duke arritur një marrëveshje që parashikon angazhime e kompanisë ajrore për rimbursimin në vlerën totale 1,5 milionë euro ndaj konsumatorëve për shkeljen e dy neneve të kodit.
Sipas akuzave të ngritura në fillim të hetimit, informacionet e ofruara nga kompania ajrore për kushtet e aplikueshme për check-in online nuk kanë qenë të plota, pasi nuk informonin siç duhet konsumatorët mbi periudhën e disponueshmërisë së shërbimit dhe për mundësinë e rritjes së kostove në rastin e moskryerjes së check-in-it online brenda afatit të caktuar nga Ryanair, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, Autoriteti kishte vënë re se gjatë rezervimit të një bilete vajtje-ardhje, nëse përdoruesi zgjidhte opsionin e “prioritetit dhe bagazhit të dorës”, kjo zgjedhje automatikisht zgjatej për të dy udhëtimet.
Në përputhje me marrëveshjen, tashmë Ryanair do të rimbursojë plotësisht – me një shumë prej 55 eurosh, shuma e paguar për check-in në aeroport – të gjithë konsumatorët që, mes vitit 2021 dhe 2023, kanë dërguar një ankesë ndaj kompanisë, pa pasur informacion të mjaftueshëm mbi kushtet për check-in online.
Për më tepër, të gjithë ata që kanë bërë rezervime gjatë të njëjtit periudhë dhe kanë kryer check-in në aeroport, duke paguar përkatësisht shtesën, do të marrin një kompensim prej 15 eurosh ose, si alternativë, një kupon me vlerë 20 euro për shërbime të Ryanair.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë