Kosova
Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ritheksuar nevojën që autorët e sulmit në Banjskë dhe atij ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës më 2023 të mbahen përgjegjës, duke theksuar se për këtë duhet të punojë Serbia.
Gjatë një konference për media në Bruksel, Rutte theksoi rëndësinë e stabilitetit në Kosovë, duke vënë në dukje se NATO e ndjek nga afër situatën e sigurisë në rajon, transmeton albinfo.ch.
“Situatën e sigurisë në Kosovë e përcjellim nga afër dhe duhet të sigurohemi se situata, që nga viti 1999 është shumë më stabile tani, të vazhdojë. Sa i përket Banjskës dhe sulmit ndaj trupave të KFOR-it, serbët duhet të punojnë për përgjegjësi. E kemi diskutuar këtë me Vuçiqin në telefon, por edhe kur drekuam në Bruksel dy javë më parë,” deklaroi ai.
I pyetur nëse NATO ishte konsultuar paraprakisht për marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes Serbisë dhe Hungarisë, të nënshkruar më 1 prill, Rutte u përgjigj se Aleanca nuk ishte konsultuar në këtë çështje. Ai gjithashtu përmendi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke aluduar në përpjekjet për forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.
Deklaratat e Rutte vijnë në një kohë kur situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet një çështje e ndjeshme, me thirrjet e NATO-s dhe faktorëve ndërkombëtarë për përgjegjësi dhe dialog mes palëve, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës