Lajme
Rusia: Të rreme raportimet për bisedë telefonike mes Trumpit dhe Putinit
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka hedhur poshtë raportimet se është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai ka thënë se raportimet janë “krejtësisht të rreme”, transmeton albinfo.ch.
Washington Post, duke u bazuar në burime të afërta me Trumpin, dje ka raportuar se Trump ka folur me Putinin në telefon, më 7 nëntor, dhe kanë diskutuar për luftën në Ukrainë.
Tutje, sipas raportit, Trump e ka zhvilluar bisedën nga Florida, një ditë pas ka folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Agjencia Reuters ka raportuar gjithashtu për këtë thirrje telefonike.
“Është plotësisht e pavërtetë. Është gjë plotësisht e shpikur, është informacion i rremë. Nuk është zhvilluar asnjë bisedë”, ka thënë sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025