Koronavirusi: çast pas çasti

Rusia, numër rekord me COVID-19 brenda 24 orësh

Rusia ka raportuar 3 mijë e 388 raste të reja me koronavirus.

Ky është numri më i madh i shënuar brenda 24 orëve i të infektuarve që prej kur virusi është paraqitur për herë të parë atje, shkruan CNN.

Rusia deri tash me COVID-19 ka të prekur 24 mijë e 490 persona dhe ky virus tashmë ka prekur të gjitha rajonet e këtij vendi, përveç Altai në perëndim të Siberisë që është njeri prej vendeve më së paku të populluara në këtë shtet.

Vetëm Moska si kryeqendër regjistron 14 mijë e 776 raste.