Lajme
Rusia paralajmëron NATO-n me vendosje të armëve bërthamore në Detin Baltik
Nënkryetari i Këshillimit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, paralajmëroi NATO-n në lidhje me anëtarësimet e Finlandës dhe Suedisë.
Ai u shpreh se nëse këto dy shtete do të anëtarësohen në aleancë, Kremlini do të duhet të shtojë forcat e saj tokësore, detare dhe ajrore në Detin Baltik, duke përfshirë edhe vendosje të armëve bërthamore.
“Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Detin Baltik, ekuilibri duhet të rivendoset”, tha Medvedev, i cili kishte ushtruar detyrën si president nga viti 2008 deri më 2012.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë dhe Suedia po shqyrtojnë anëtarësimin në aleancën e NATO-s.
Finlanda do të marrë një vendim në javët e ardhshme, tha të mërkurën kryeministrja Sanna Marin, ndërsa homologia e saj, Magdalena Andersson, deklaroi se Suedia do të analizojë situatën gjeopolitike.
Finlanda fitoi pavarësinë nga Rusia më 1917 dhe zhvilloi dy luftëra kundër saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës humbi disa territore ndaj Moskës. Të enjten, Finlanda njoftoi një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore të territorit të saj, me pjesëmarrjen e forcave nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Letonia dhe Estonia./Reuters
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit Atmosfera festive sapo ka filluar në Cyrih...
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës