Lajme

Rusia ndalon Facebookun dhe Instagramin

Rusia ndalon Facebookun dhe Instagramin, Metan e shpall “organizatë ekstremiste”.

Gjykata ruse ka urdhëruar Metan që të ndalë menjëherë aktivitetet e Facebookut dhe Instagramit në Rusi, kjo për shkak të kinse “aktiviteteve ekstremiste”.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, më herët ka raportuar se gjykata në Moskë ka refuzuar sërish tentimet e Metas që të operojë.

Agjencia raporton se kinse Meta i ka kërkuar rishikim të vendimit, por se gjykata ruse refuzoi një kërkesë të tillë.