Kriza në Ukrainë

Rusia kontrollon 22 për qind të tokave bujqësore në Ukrainë

Lajmi u dha nga Agjencia Amerikane Hapësinore (NASA).

Rusët kanë nën kontroll rreth 22 për qind të tokave bujqësore të Ukrainës, që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt, duke ndikuar në prodhimin e një prej furnizuesve kryesorë të drithërave dhe vajit ushqimor.

Ndërprerja nga lufta e të korrave dhe sezonit të mbjelljes – përfshirë dhe fermerët që ikin nga lufta, mungesa e krahut të punës dhe arat e goditura nga bombardimet – mund të kenë një ndikim të madh në furnizimet globale të ushqimit, thanë shkencëtarët e NASA-s, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.

Sipas të dhënave të SHBA-së, para luftës Ukraina furnizonte 46 për qind të vajit të lulediellit të tregtuar në tregjet globale, 9 për qind të grurit, 17 për qind të elbit dhe 12 për qind të misrit.

 

Pushtimi i Rusisë ka bllokuar eksportet e ushqimit nga Odessa, porti kryesor në Detin e Zi, dhe ka shkatërruar infrastrukturën e magazinimit dhe transportit në disa zona.

Kjo do të thotë se fermerët në gjithë vendin, por veçanërisht në zonat e pushtuara, kanë më pak mundësi për ta çuar produktin e tyre në depo dhe në tregje.

Dhe gjithashtu kërcënon mbjelljen e kulturave dimërore në vjeshtë.