Lajme

Rusia kërkon 20 vjet burg për disidentin Navalny

Prokuroria publike ka kërkuar 20 vjet burg për akuzën e “ekstremizmit” për Alexey Navalny, bëri të ditur Ivan Zhdanov, një nga bashkëpunëtorët kryesorë të kundërshtarit, duke saktësuar se dënimi pritet më 4 gusht.

Navalny konsiderohet si rivali kryesor i Vladimir Putinit dhe ndodhet në burg që nga janari i vitit 2021, transmeton ansa përcjell albinfo.ch.

Akuzat ndaj tij besohet të jenë të motivuara politikisht. Lajmi bëhet i ditur nga media të ndryshme ruse, përfshirë gazetat online Meduza dhe Mediazona.