Integrimi
Rusia i refuzon vizën Nushit, shkas: pasaporta e tij kosovare
Futbollisti që luan prej vitesh në Zvicër ka vetëm pasaportën kosovare ndërsa Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës
Kristian Nushi, futbollisti i njohur shqiptar nga Kosova që luan për skuadrën FC St. Gallen të superligës së Zvicrës mund të mos lejohet të luajë në ndeshjen e Play-ofit të Ligës së Evropës në Moskë. Shkak për këtë mund të bëhet mosdhënia e vizës nga shteti rus për futbollistin me shtetësi kosovare.
Nushi ka vetëm pasaportën kosovare ndërsa Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Edhe apeli që ka bërë FC St. Gallen në adresë të UEFA-s ka mbetur pa një përgjigje pozitive. Kjo për faktin se Kosova nuk është e pranuar si shtet sovran as nga UEFA, Federata e Evropiane e Futbollit.
Mesfushori 31 vjeçar shpreson megjithatë se do të vihet në dispozicion të skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit të Ligës së Evropës në Moskë. “Këtu kemi të bëjmë vetëm me futbollin, me tri ditë në Moskë dhe jo me politikën”, thotë Nushi për gazetën “St.galler Tagblatt”. Më tutje gazeta informon lexuesit e saj mbi historinë e re të Kosovës.
“Kosova ka shpallur më 17 shkurt 2009 në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia. Ajo u njoh ndërkohë nga SHBA dhe nga numri më i madh i shteteve anëtare të NATO-s e të BE-së. Por njohja nuk erdhi nga vendet si Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja, po ashtu anëtare të BE-së. Krahas Serbisë, janë para së gjithash Rusia dhe Serbia që janë në mënyrë strikte kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër