Kriza në Ukrainë

Rusia humbi më shumë se 188 mijë ushtarë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor i Ukrainës në luftën përballë Rusisë dhe këtë gjë e kanë treguar duke dërguar armatim, para, logjistikë.

Por përveç ndihmave materiale, ndihma amerikane për Ukrainën duket se ka qenë dhe këshilluese për veprimet që do të ndërmarrë.

Sipas të dhënave të fundit nga një zyrtar i administratës së Biden, SHBA e ka këshilluar Kievin zyrtar që të mos nxitohet për të nisur ofensivën finale kundër rusëve.

Zyrtari që qëndron në kushte anonimiteti shprehet se Ukraina duhet të presë pakon e radhës së ndihmës amerikane dhe përfundimin e trajnimit të ushtarëve të saj që po stërviten për drejtimin e tankeve Leopold, raporton cnn përcjell albinfo.ch.

Në një vlerësim të fundit të 11 muajve luftë, SHBA deklaron se forcat ruse kanë humbur më shumë se 188 mijë ushtarë që nga nisja e ofensivës në Ukrainë.