Lifestyle

Rusia fiton Junior Eurovision

Rusia ka fituar edicionin e pesëmbëdhjetë të Junior Eurovision.

Polina Bogusevich arriti të marrë çmimin e të parës me këngën “Wings”. Sivjet garuan 16 shtete në edicionin që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Përpos votës së jurisë, sivjet u organizua edhe vota e publikut, transmeton Albinfo.ch.

Në këtë garë Shqipëria u përfaqësua nga Ana Kodra që këndoi “Mos ma prekni pemën”. Në fund të garës, Kodra doli e 13-a me 67 pikë të kombinuara. Rusia si e para pati 188. Prapa Shqipërisë mbetën Portugalia, Irlanda dhe Qipro.