Lajme
Rusia fitoi 170 miliardë euro nga Evropa për gazin
Vladimir Putin ndoshta nuk po fiton luftën tradicionale në terren, por deri më tani po fiton betejën për furnizimin e Europës me gaz dhe naftë.
Sipas të dhënave të botuara ndër të tjerat nga italiania Unimpresa, deri më tani vendet e BE-së kanë paguar burimet natyrore ruse, të domosdoshme për ngrohjen dhe funksionimin e industrive përkatëse, gati 170 miliardë euro, një shifër që mund të dyfishohet dhe të shkojë deri në 250 miliardë deri në mesin e shtatorit.
Një mal me para me të cilin Putin po financon luftën dhe po tenton të zbusë efektet ekonomike të sanksioneve ndërkombëtare ndaj vendit që drejton prej më shumë se dy dekadash, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Nga këto, sipas të dhënave, 93 miliardë janë marrë nga Moska vetëm gjatë 100 ditëve të para të konfliktit, dhe me ftohjen progresive të motit në vendet e Europës veriore, në veçanti Gjermani dhe Holandë, do të gjenden në një situatë të vështirë, që mund të bllokojë ekonomitë e tyre, dhe si pasojë të gjithë Bashkimin Europian.
Vendet që do të vuajnë më shumë nëse Rusia mbyll rubinetin e gazit
Sipas Goldman Sachs, rritja e çmimeve gjatë verës, ku vetëm gazi ka kaluar nga një çmim reference 87 euro para konfliktit në 257 të javës së kaluar, mund të shkaktojë në vjeshtë “një traumë të paprecedentë në Europë”.
“BE e ka të pamundur të ndërpresë krejtësisht furnizimin me naftë dhe gaz nga Rusia”
Efektet si racionimi i energjisë dhe mbyllja e përkohshme e disa fabrikave është tashmë një skenar realist, që mund të përkeqësohet edhe më shumë në qoftë se Moska do të vendosë të ndërpresë për arsyeje të ndryshme furnizimin. Siç po ndodh edhe këto ditë, ku për shkak të një “keqfunksionimi”, sipas rusëve, të turbinave të gazsjellësit Nord Stream fluksi është tejet i kufizuar.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën