Shqipëria
Rusia financoi disa parti evropiane, në mesin e tyre edhe një parti në Shqipëri
Burime amerikane bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 300 milionë euro
Një lajm që mund të tronditë politikën e vendeve të Bashkimit Europian, por jo vetëm. Një funksionar i lartë i administratës amerikane ka treguar rezultatet e hetimit të National Intelligence, shërbimeve sekrete amerikane mbi financimet e Moskës ndaj partive të disa vendeve europiane. Rezultati është shqetësues dhe mund të jetë përfshirë edhe vetë Shqipëria.
Sipas burimeve, janë më shumë se 300 milionë dollarë që u janë paguar nga Kremlini partive të më shumë se 20 vendeve, që në këmbim duhet të përçonin në opinion publik përkatës një imazh pozitiv të Rusisë dhe regjimit të Vladimir Putin, duke ashpërsuar ndërkohë retorikën kundër BE-së.
Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, Shqipëria është një nga vendet e përfshira. “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike më 2017 përmes kompanive fantazëm”, deklaron një burim i informuar mbi raportin, transmeton Albinfo.ch.
Pagesat sipas burimeve amerikane kanë filluar më 2014, pas pushtimit të Krimesë, duke përfshirë parti të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Në mënyrë indirekte, lajmi është pohuar edhe nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili u ka shpërndarë ambasadave të shumta amerikane në Europë një kabllogram të rezervuar, ku detajohen pyetjet që diplomatët amerikanë duhet t’u bëjnë qeverive të vendeve ku ndodhen mbi këtë çështje delikate.
Sipas burimeve, Departamenti i Shtetit ka informuar qeveritë e përfshira mbi detajet e financimeve. Lajmi ka marrë jehonë të madhe. Një nga reagimet më të mëdha vjen nga Italia, që ndodhet në pragun e zgjedhjeve parlamentare, ku sulmohet në veçanti Lega e Matteo Salvinit, që prej kohësh ka deklaruar afërsinë e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor