Kriza në Ukrainë

Rusia e Ukraina publikojnë shifrat e të vrarëve

Gjatë luftës, Ukraina ka publikuar rregullisht përllogaritjet për humbjet në radhët e Rusisë, kurse vetë Rusia e ka bërë këtë jo në mënyrë rregullt.

Tani që konflikti ka hyrë në javën e tetë, të dy palët kanë publikuar shifra të larta për njëri-tjetrin, raporton BBC, por pa mundur t’i verifikojnë të dhënat.

Ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës thotë në një postim në Facebook se 20,300 ushtarë rusë janë vrarë që prej 24 shkurtit.

Rusia, nga ana tjetër, thotë se ushtrisë ukrainase i ka shkaktuar dëme të mëdha për 23,367 trupa, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë vetëm për vdekje apo përfshihen dhe të plagosurit.
Të dy palët gjithashtu paraqesin situatë të ndryshme edhe për të dëmet që kanë pasur.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se më shumë se 3 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se gjatë luftimeve janë vrarë 1,351 ushtarë në përditësimin e fundit të bërë më 25 mars.