Sport

Rusia e nderon himnin dhe flamurin e Kosovës

Rusia njihet si mike e Serbisë dhe është ndër vendet që kategorisht është kundër Pavarësisë së Kosovës

 

Suksesi i Majlinda Kelmendit në Rusi nuk ishte vetëm sportiv. Ajo fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian dhe atë në Kazan të Rusisë, një vend që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Kur Majlinda doli në podium për të marrë medaljen e artë, u intonua himni i Kosovës, derisa flamuri valonte lart. Garda ushtarake e ka nderuar dhe sigurisht se me këtë janë ndjerë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës. Rusia njihet si mike e Serbisë dhe është ndër vendet që kategorisht është kundër Pavarësisë së Kosovës.