Lajme

Rusia do t’ia shesë Indisë vaksinën kundër COVID-19

Fondi i pasurisë sovrane të Rusisë tha të mërkurën se do të furnizojë laboratorët Dr. Reddy të Indisë me 100 milionë doza të vaksinës Sputnik-V kundër COVID-19, sapo të marrë miratimin e Rregullatorit në Indi.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) shtoi se kishte rënë dakord të bashkëpunonte në provat klinike dhe shpërndarjen e vaksinës me firmën indiane, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.