Lajme
Rusia akuzohet se po e përdor urinë si armë për bllokadën e grurit
Rreth 22 milionë tonë drithëra janë bllokuar në Ukrainë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, si rezultat i bllokadës detare ruse.
Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka akuzuar Vladimir Putin se po përdor urinë si armë përmes bllokadës së Rusisë ndaj eksporteve të grurit ukrainas.
Ministrja e Kabinetit hodhi poshtë kërkesën e presidentit rus për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj vendit të tij në këmbim të hapjes së një korridori humanitar për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit përmes portit të Odesës në Detin e Zi, përcjell Albinfo.ch.
Duke folur gjatë një vizite në Bosnjë e Hercegovinë, Truss tha se në thelb Putin po përdor si armë urinë dhe mungesën e ushqimit mes njerëzve më të varfër në mbarë botën.
“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Putini duhet të heqë bllokadën ndaj grurit ukrainas. Ne do të bëjmë gjithçka me aleatët dhe partnerët tanë për të nxjerrë grurin nga Ukraina dhe për të furnizuar pjesën tjetër të botës”, tha ajo transmeton dpa.
“Ajo që ne nuk mund të bëjmë është heqja e sanksioneve, e cila thjesht do ta bënte Putinin më të fortë në terma afatgjatë”, shtoi Truss.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind